Aktivitetet vazhdojnë….

     Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike sëbashku me profesoreshën Liveta Arsllani, sot te “Hapësira” zhvilluan aktivitetin e radhës, gjatë të cilit u bë xhirimi i perfomansës për videoklipin e këngës së sinkronizuar dygjuhëshe “Mela”

“Kriptovalutat”

Nxënësit: Aida Selami, Jellza Kadriji, Besnik Mustafi, Fatime Sejfuli, Amar Alili, Zumera Nuhiji të përgaditur nga profesoresha Bejza Thaçi, sot në mënyrë të shkëlqyeshme prezentuan materialin që e kishin përgaditur me temë “Kriptovalutat” I përgëzojmë nxënësit për interesimin që e shprehin për punë edhe për debat para publikut! Suksese!

Projekti “Të rrinjët për fëmijët”

Shkolla ekonomike është pjesë e projektit “Të rrinjët për fëmijët” që e finanson UNICEF.. Dy grupe multietnike të nxënësve të koordinuar nga profesoreshat Liveta Arsllani edhe Sanja Stojkovska, janë duke përgaditur krijimet e tyre për ti gëzuar fëmijët e çerdheve…

Në kuadër të projektit të OH “El Hilal”, për pajisjen e bibliotekave të shkollave të mesme me libra cilesorë enciklopedik sot, kryetari i Organizatës Humanitare “El Hilalal” Behixhudin Shehapi bashk me kryetarin e degës së kësaj organizate në Tetove, Ardit Kamberi e vizituan Shkollën ekonomike me ç’rast dhuruan 10 ekzemplar Read more…

sqShqip