LISTA E NXËNËSVE NË APLIKIMIN E PARË TE VITIT SHKOLLOR 2024/2025
– DREJTIMI EKONOMIKË –
-DREJTIMI JURIDIK-
K O N K U R S PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË VITIN E I-(PARË) NË SHMEK “8 SHTATORI“ -TETOVË PËR VITIN SHKOLLOR 2024/2025 Në vitin e parë, në SHMEK “8 Shtatori” -Tetovë, do të rregjistrohen 325 nxënës në 13 paralele, (250 nxënës në 10 paralele me mësim në Gjuhën shqipe dhe 75 nxënës në 3 paralele me mësim në Gjuhën maqedonase), në bazë të plan-programit për drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar-profili arsimor teknik i ekonomisë dhe tekinik i juridikut:
A-ME MËSIM NË GJUHËN SHQIPE:
B-ME MËSIM NË GJUHËN MAQEDONASE:
KUSHTET PËR REGJISTRIM TË NXËNËSVE
II.KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E NXËNËSVE
Nxënësit nga komuniteti etnik rom mund të regjistrohen nëse kanë deri në 10% më pak pikë nga numri i pikëve të parapara me Konkursin për planet dhe programet mësimore të përshtatshme edhe nëse i plotësojnë kriteret plotësuese për testim të njohurive dhe aftësive për shkollën e caktuar. Nëse në konkurs paraqitet numër më i madh i nxënësve, nga numri i planifikuar me pikë të barabarta, do të organizohet testim kualifikues nga lëndët të cilat janë të rëndësishme për drejtimin (gjuhë amtare dhe matematikë). Për suksesin mesatar nga klasa e VI deri në klasën e IX nxënësi mund të fitojë 50 pikë (suksesi i përgjithshëm nga klasa e gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë mblidhet, pastaj pjesëtohet me katër dhe numri i njëjtë shumëzohet me koeficientin 10). Për suksesin mesatar të arritur nga katër lëndët e propozuara (dy lëndë mësimore të detyrueshme dhe dy lëndë mësimore të cilat janë të rëndësishme për profesionin), nxënësi mund të marrë më së shumti 20 pikë (5 pikë për secilën lëndë). Për vende të fituara nga gara ndërkombëtare dhe shtetërore nxënësi mund të fitojë:
Për vlerë mesatare nga pikët për sjellje nga klasa e VI deri në të IX nxënësi mund të marrë më së shumti 5 pikë. (Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve për sjellje nga klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë e ndarë me 4). Për nxënësit, të cilët kanë mbaruar klasën e IX-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa një, dy ose tre klasë (VI-të,VII-të ose VIII-të) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë do të merret suksesi nga klasa e IX-të, dhe për ta vlejnë të gjitha kriteret e mësipërme gjatë përzgjedhjes së nxënësve. III.DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM GJATË APLIKIMIT, NXËNËSIT DUHET TË SJELLIN DOKUMENTET E MËPOSHTME: -fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim e përgatit Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe publikohen në web faqen zyrtare); -dëftesat origjinale nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të; -diploma (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhë amtare, gjuhë të huaj, shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi si dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin, drejtimin, përkatësisht në fushën zgjedhore; -çertifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit). IV.AFATET E KONKURSIT Konkurimi dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet në afatin e qershorit me dy paraqitje.
Pas publikimit të listës ranguese përfundimtare me rezultatet e regjistrtimit, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë janë të obliguar të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë brenda 24 orëve ndërsa shkolla është e obliguar tua kthejë të gjithë dokumentacionin nxënësve brenda 24 orëve. KOMISIONI KRYESOR I SHKOLLËS Kryetar-Mirjeta Ilazi
|
Në vitin 2006 shkolla u bë SHMEK “ 8 Shtatori ” Tetovë.
Procesi edukativo-arsimor filloi në vitin 01.09.1996. Në vitin e parë shkollor 1996/97 janë regjistruar gjithsej 230 nxënës në 6 paralele, edhe atë në 4 paralele në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në gjuhën mësimore maqedone. Interesimi i nxënësve për regjistrim në vitet tjera shkollore në drejtimin Ekonomik, juridik dhe tregtar gjithnjë rritet, të cilën gjë e dëshmon numri i nxënësve të regjistruar.
Në vitin shkollor 2019/20 shkolla ka 52 paralele, prej të cilave 40 me mësim në gjuhën shqipe dhe 12 në gjuhën maqedone. Shkolla jonë, prej fillimit të saj është e përfshirë në projekte dhe programe të ndryshme, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të procesit edukativo-arsimor.