Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”
 Charles William Eliot
23 Prilli shënon Ditën Botërore të Librit, prandaj dhe ne vendoseëm që revistën e radhës ta botojmë me rastin e kësaj dite.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor.
Një falënderim të veçantë për nxënësit që vazhdojnë të shkruajnë me shumë përkushtim për revisten si dhe profesoreshave që ndihmojnë për realizimin dhe botimin e revistës.
Categories: Lajme

sqShqip