Nxënësit e SHMEK “8 Shtatori” nga 16-19 tetor 2024, në hotel Metropol në Ohër morën pjesë në seminar me nxënës dhe përfaqësues nga shkollat e mesme në module interaktive me tema si: “Pjesëmarrja aktive e të rinjëve”; ” Stereotipet dhe paragjykimet”; ” Dhuna me baza gjinore”; ” Të rinjtë dhe të drejtat e njeriut”; ” Zgjidhja e konflikteve dhe dhuna e bashkëmoshatarëve”; ” Edukumi mediatik” si dhe shumë mundësi tjera për shoqërim dhe argëtim.