Muaji nëntor, për ne shqiptarët, është një muaj i veçantë, sepse na kujton dy ngjarje madhore që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar: 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në prag të këtyre festave të rëndësishme kombëtare, Aktivi i Gjuhës Shqipe, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë, ka përgatitur numrin e radhës të revistës “Ekonomisti”.

Gjithashtu, ashtu si çdo vit, edhe këtë vit, Aktivi i Gjuhës Shqipe, në bashkëpunim me profesoreshat e artit muzikor dhe artit figurativ, së bashku me nxënësit, ka përgatitur një program modest artistik për të shënuar këto festa të rëndësishme për kombin tonë.

Falënderime të veçanta për të gjitha profesoreshat dhe nxënësit, si dhe për drejtoreshën e shkollës, për ndihmën dhe kontributin e dhënë në realizimin e këtyre aktiviteteve!

Gëzuar festat e Nëntorit të gjithë lexuesve tanë!

 

Categories: Lajme

sqShqip