Gjatë Javës evropiane të sportit, u organizua një aktivitet rekreacioni sportiv me nxënësit e shkollës së mesme SHMK “8 Shtatori”, në bashkëpunim me profesoreshën Zarife Elmazi-Jashari dhe stafin e Fakultetit të Edukatës Fizike pranë Universitetit të Tetovës. Shëtitja u zhvillua nga kampusi i Universitetit deri në banjë të Tetovës, nën përcjelljen e ngrohtësisë së diellit dhe energjisë pozitive të pjesëmarrësve. Ky aktivitet theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në aktivitete sportive, të cilat janë bazike jo vetëm për përmirësimin e shëndetit fizik, por gjithashtu edhe për ruajtjen e mirëqenies mendore dhe emocionale. Sporti është një faktor kyç për zhvillimin e një stili jetese të shëndetshme dhe të balansuar.

 

Categories: Lajme

sqShqip