LISTA E NXËNËSVE NË APLIKIMIN E PARË TE VITIT SHKOLLOR 2024/2025

– DREJTIMI EKONOMIKË –

REGJISTRIM2024-2025 EKONOMISTE

 

-DREJTIMI JURIDIK-

DREJTIMI JURIDIK

 

 

 

K O N K U R S

PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË VITIN E I-(PARË) NË SHMEK 8 SHTATORI -TETOVË  PËR VITIN SHKOLLOR 2024/2025

Në vitin e parë, në SHMEK “8 Shtatori” -Tetovë, do të rregjistrohen 325 nxënës në 13 paralele, (250 nxënës në 10 paralele me mësim në Gjuhën shqipe dhe 75 nxënës në 3 paralele me mësim në Gjuhën maqedonase), në bazë të plan-programit për drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar-profili arsimor teknik i ekonomisë dhe tekinik i juridikut:

 

A-ME MËSIM NË GJUHËN SHQIPE:

  • Teknik i ekonomisë200 nxënës 8 paralele me arsimim 4 vjеçar me minimum 60 pikë. (bashkëpunim me kompani).
  • Teknik i juridikut50 nxënës 2 paralele me arsimim 4 vjeçar me minimum 60 pikë. (bashkëpunim me kompani).

B-ME MËSIM NË GJUHËN MAQEDONASE:

  • Teknik i ekonomisë 50 nxënës2 paralele me arsimim 4 vjeçar me minimum 60 pikë. (bashkëpunim me kompani).
  • Teknik i juridikut25 nxënës 1 paralele me arsimim 4 vjeçar me minimum 60 pikë. (bashkëpunim me kompani).

KUSHTET PËR REGJISTRIM TË NXËNËSVE

  • të ketë të përfunduar arsimin fillor
  • të mos jenë mbi moshën 17 vjeçare
  • të jenë përcaktuar për Plan-programin e shkollës ekonomike
  • t`i plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë Konkurs.

 

 

II.KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E NXËNËSVE

  • suksesi mesatar i nxënësit nga klasa e VI deri në të IX;
  • suksesi mesatar i nxënësit të arritur në këto lëndë (gjuhë amtare, gjuhë e huaj dhe dy lëndë të rëndësishme për profesionin-matematikë dhe histori);
  • diploma për vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare, si dhe garat shtetërore (të organizuara nga shoqata të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës) në gjuhën amtare, gjuhë të huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin përkatësisht fushën zgjedhore;
  • vlera mesatare e pikëve të fituara për sjelljen nga klasa VI deri në klasën e IX.

 

Nxënësit nga komuniteti etnik rom mund të regjistrohen nëse kanë deri në 10% më pak pikë nga numri i pikëve të parapara me Konkursin për planet dhe programet mësimore të përshtatshme edhe nëse i plotësojnë kriteret plotësuese për testim të njohurive dhe aftësive për shkollën e caktuar.

Nëse në konkurs paraqitet numër më i madh i nxënësve, nga numri i planifikuar me pikë të barabarta, do të organizohet testim kualifikues nga lëndët të cilat janë të rëndësishme për drejtimin (gjuhë amtare dhe matematikë).

Për suksesin mesatar nga klasa e VI deri në klasën e IX nxënësi mund të fitojë 50 pikë (suksesi i përgjithshëm nga klasa e  gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë mblidhet, pastaj pjesëtohet me katër dhe numri i njëjtë shumëzohet me koeficientin 10).

Për suksesin mesatar të arritur nga katër lëndët e propozuara (dy lëndë mësimore të detyrueshme dhe dy lëndë mësimore të cilat janë të rëndësishme për profesionin), nxënësi mund të marrë më së shumti 20 pikë (5 pikë për secilën lëndë).

Për vende të fituara nga gara ndërkombëtare dhe shtetërore nxënësi mund të fitojë:

  • Për vendin e parë të fituar ose medaljen e artë në gara ndërkombëtare 5 pikë, vendi i dytë ose medalja e argjentë 4 pikë dhe vendi i tretë ose medalja e bronztë 3 pikë.
  • Për vend të fituar në garat shtetërore të akredituara: për vendin e I -rë 3 pikë, për vendin e II-të 2 pikë dhe për vendin e III-të  1 pikë.

 

Për vlerë mesatare nga pikët për sjellje nga klasa e VI deri në të IX nxënësi mund të marrë më së shumti 5 pikë. (Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve për sjellje nga klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë e ndarë me 4).

Për nxënësit, të cilët kanë mbaruar klasën e IX-të  në Republikën e  Maqedonisë së Veriut, ndërsa një, dy ose tre klasë (VI-të,VII-të ose VIII-të) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë do të  merret  suksesi nga klasa e IX-të, dhe për ta vlejnë të gjitha kriteret e mësipërme gjatë përzgjedhjes së nxënësve.

III.DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM

 GJATË APLIKIMIT, NXËNËSIT DUHET TË SJELLIN DOKUMENTET E MËPOSHTME:

-fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim e përgatit Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe publikohen në web faqen zyrtare);

-dëftesat origjinale nga klasa e  VI-të deri në klasën e IX-të;

-diploma (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhë amtare, gjuhë të huaj, shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi si dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin, drejtimin, përkatësisht në fushën zgjedhore;

-çertifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).

IV.AFATET E KONKURSIT

Konkurimi dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet në afatin e qershorit me dy paraqitje.

 

Konkurimi dhe regjistrimi i parë i nxënësve

Konkurimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk prej:

 

20.06.2024 deri më datë 25.06.2024 deri në ora 15:00
             Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla
20.06.2024 nga ora 07:00 deri në ora 17:00
21.06.2024 nga ora 07:00 deri në ora 17:00
24.06.2024 nga ora 07:00 deri në ora 17:00
25.06.2024 nga ora 07:00 deri në ora 15:00
 

 

26.06.2024

Rënditja përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në faqen zyrtare të shkollës https://8shtatori.edu.mk/sq/regjistrimet/ më së voni deri në ora 09:00
Testimi kualifikues për aplikimin e parë do të organizohet më 28 qershor 2024, ndërsa rezultatet do të shpallen më 28 qershor 2024 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në faqen zyrtare të shkollës https://8shtatori.edu.mk/sq/regjistrimet/.

 

 

Konkurimi dhe regjistrimi i dytë i nxënësve

Konkurimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk prej:

 

01.07.2024 deri më 02.07.2024  në ora 15:00
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla
01.07.2024 nga ora 07:00 deri në ora 17:00
02.07.2024 nga ora 07:00 deri në ora 15:00
03.07.2024 Rang lista përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në faqen zyrtare të shkollës https://8shtatori.edu.mk/sq/regjistrimet/ më së voni deri në ora 09:00
Testi kualifikues për aplikimin e dytë do të organizohet  më 05 korrik 2024, ndërsa rezultatet do të shpallen më 05 korrik 2024 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në faqen zyrtare të shkollës https://8shtatori.edu.mk/sq/regjistrimet/.

 

Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim korrigjues, provim vjetor, provim për përparim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkollë nëse mbeten vende të lira pas afatit të qershorit.

Aplikimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk më datë:

 

21.08.2024  nga ora 00:00 deri në ora 15:00
    Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla
21.08.2024 prej ora 07:00 deri në ora 17:00
22.08.2024 Rënditja e listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në faqen zyrtare të shkollës https://8shtatori.edu.mk/sq/regjistrimet/ më së voni deri në ora 12:00

Pas publikimit të listës ranguese përfundimtare me rezultatet e regjistrtimit, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë janë të obliguar të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë brenda 24 orëve  ndërsa shkolla është e obliguar tua kthejë të gjithë dokumentacionin nxënësve brenda 24 orëve.

                                                                  KOMISIONI KRYESOR I SHKOLLËS

                                                                                                                                             Kryetar-Mirjeta Ilazi

                                          


Në vitin 2006 shkolla u bë SHMEK “ 8 Shtatori ” Tetovë.

Procesi edukativo-arsimor filloi në vitin 01.09.1996. Në vitin e parë shkollor 1996/97 janë regjistruar gjithsej 230 nxënës në 6 paralele, edhe atë në 4 paralele në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në gjuhën mësimore maqedone. Interesimi i nxënësve për regjistrim në vitet tjera shkollore në drejtimin Ekonomik, juridik dhe tregtar gjithnjë rritet, të cilën gjë e dëshmon numri i nxënësve të regjistruar.

Në vitin shkollor 2019/20 shkolla ka 52 paralele, prej të cilave 40 me mësim në gjuhën shqipe dhe 12 në gjuhën maqedone. Shkolla jonë, prej fillimit të saj është e përfshirë në projekte dhe programe të ndryshme, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të procesit edukativo-arsimor.

sqShqip