“Libri është një dritare dhe asnjëherë më shumë se sot, kemi nevojë për ajër.
Ndoshta, tani nuk kemi mundësi të ikim larg, por falë librave mund të udhëtojmë kudo që dëshirojmë”
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre.
E pikërisht sot, nxënësit e shkollës sonë kanë përgatitur për botim revistën e radhës ” Ekonomisti” . Ne i përgëzojmë  të gjithë nxënësit që ishin pjësë e kësaj reviste, sidomos maturantët për punën, përkushtimin që kanë treguar në vazhdimësi për botimin e revistës me punimet e tyre kreative. Urojmë që edhe në të ardhmen nxënësit tanë të punojnë me të njëjtin përkushtim dhe kreativitet edhe për revistat tjera!

Revista “EKONOMISTI”– Prill, 2022

Categories: Lajme

sqShqip