Muaji nëntor për ne shqiptarët dallohet nga të tjerët dhe është më i veçantë sepse na kujton dy ngjarje të rëndesishme që kanë ndodhur pikërisht në këtë muaj dhe kanë bërë një kthesë të rëndësishme për kombin shqiptar. Është fjala për 22 Nëntorin, ditën e Alfabetit dhe 28 Nëntorin që shënon pavarësinë e shtetit shqiptar.
E pikërisht në vigjilje të këtyre festave të rëndësishme kombëtare, Aktivi i gjuhës shqipe në bashkëpunim me disa nxënës të shkollës sonë  kanë përgatitur revistën e radhës ” Ekonomisti”. Gjithashtu, sikur edhe vitet tjera edhe këtë vit , Aktivi i gjuhës shqipe në bashkëpunim me profesoreshën e artit muzikor dhe artit figurativ bashkërisht me nxënësit kanë përgatitur program modest për të shënuar këto festa.
Falenderime të veçanta për të gjitha profesoreshat dhe nxënësit  si dhe drejtoreshën e shkollës që ndihmuan dhe kontribuan për realizimin e këtyre aktiviteteve!
Gëzuar festat për të gjithë lexuesit tanë!
Categories: Lajme

sqShqip