Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale“ 8 Shtatori” – Tetovë
Në vitin 1996 me vendim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë është themeluar Shkollën e Mesme shtetërore Ekonomike “8 Shtator”, sepse në nivel të komunës së Tetovës nuk kishte shkollë të mesme në fushën ekonomike .
Shkolla është verifikuar me akt numëre 11-9/3-16.05.2006 nga Ministria për arsim dhe shkencë e Republikës së Maqedonisë
Shkolla Mesme Ekonomike “ 8 Shtatori “ gjendet e vendosur në zonën qendrore të rrugës “ Boris Kidric “ p.n.në afërsi të qendrës sportive të qytetit të Tetovës .
Në fillim të vitit të parë shkollor , shkolla numronte 230 nxënës në një hapsirë të vogël, kurse sot me mburje themi se numron 1505 nxënës të rregult të dy etnikumeve shqiptar e maqedonas, me 52 paralele dhe me 112 mësimdhënës të punësuar n; vitin shkollor 2013/14.
Shkolla me stafin arsimor profesional nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm profesional, do të kontribuojë në krijimin e një klime shkollore që do të stimulojë frymën sipërmarrëse dhe aftësitë krijuese, inkurajojë një ndjenjë të përgjegjësisë dhe respektit reciprok, të menduarit kritik duke përdorur standarde të larta etike dhe të teknologjisë moderne arsimore .
Me anë të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit do t`i inkurajojë nxënësit që të zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë, shprehitë, njohuritë dhe qëndrimet e nevojshme për aktualizimin si qytetarë të përgjegjshëm dhe të arsimuar.