Të nderuar lexues të rregulltë të revistës “Ekonomisti”…
Edhe një numër më i ri i revistës në duart tuaja!
Kjo falë bashkëpunimit të ndërsjellë midis profesorëve dhe
nxënësve që dhanë kontributin që kjo revistë të plotësohet me shkrime e
artikuj nga më të ndryshmet, si dhe falë drejtoreshës Hava Hasani që
mundësoi kjo revistë të botohet.
Kjo revistë do ngelet një kujtim i paharruar që do e rujamë
gjithmonë dhe do n’a e kujtojë gjithmonë periudhën e shkollës së
mesme. Një gjurmë sado e vogël është sot, nesër do peshoj si një kujtim
i paharrueshëm në mendjet dhe zemrat tona.
Ne, si nxënës, shpresojmë që kjo traditë e shkrimit të
revistës si dhe botimi i saj të vazhdojë dhe secili nxënës të ketë
mundësi të shpreh veten me ndonjë shkrim.
Le të vaxhdoj tradita e shkrimit dhe leximit të revistës!
Lexim të këndshëm!